Thaçi: Po vështirësohet dialogu, sot u takuam ndaras me Mogherinin

13:08 | 7 Shtator 2018
M. A.

Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq në Bruksel, është anuluar. E anulimin e këtij takimi e ka komentuar edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu me palën serbe është vështirësuar.

Takimet sot u bënë ndaras, përkatësisht vetëm me ndërmjetësen e BE-së për dialog, Federika Mogherini por jo edhe bashkë.

Thaçi theksoi se dallimet janë ende të thella dhe se vështirësitë po rriten dhe gjasat e një marrëveshje finale me Serbinë është e vështirë.

Më poshtë pjesë nga adresimi i tij para medieve:

 

Çdo takim që po ndodh po kuptohet gjithnjë e ma tepër, vështirësitë po rritën për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjërat po bëhen edhe më të vështira, për shkak të mospajtimeve dhe dallimet po shfaqen edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes Mogherinit.

Dallimet e mëdha kanë bërë që të jemi në këtë fazë të bisedimeve.

Këto takime janë të rënda, të vështira, me gjasa teorike për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Po dialogu duhet të vazhdoj dhe të kemi takime në të ardhmen.

Pengesat e mëdha, dallime të thella, por rrugëtimi i dialogut për paqe dhe stabilitet nuk ka alternativë.

Është një konflikt më shumë se një shekull, dhe nuk mund të zgjidhën këto çështje brenda ditësh apo muajsh.

Ky dialog nuk bëhen për të kënaqur  edhe sebet e shqiptarët po për të realizuar vlerat atlantike.

Dëshiroj  të falënderoj zonjën Mogherinin për durimin në raport më këtë proces, duke na dëgjuar dhe lehtësuar punën tonë dhe gjithë partnerët evropian dhe gjithë mbështetësit e këtij procesi të domosdoshëm për të arritur paqe.

Ne kemi dialoguar sot përmes Mogherinit, dhe kemi konstatuar se dallimet janë të thella dhe jemi në pozicione të larta dhe për këtë arsye ka mbetur të punohet në substancën e angazhimeve dhe substancave të reja në mënyrë që në takimet të tjera të kemi progres të prekshëm.

Jemi pajtuar që këto dallime t’i kalojmë në ditët e javët e ardhshme me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme