Thaçi po e përgatit terrenin për “kompromiset e dhimbshme”

08:57 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Tri konferenca në qarkun kohor brenda pesë ditëve i ka mbajtur presidenti Hashim Thaçi që prej kthimit nga Brukseli, ku zhvilloi një takim të shkurtër, por siç e ka përshkruar “të rëndë”, me homologun serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan sot Koha Ditore.

Në dy konferenca për media dhe një bashkëbisedim me studentë, temë qendrore ka qenë faza finale e dialogut me fqinjin verior.

Thaçi ka përmendur edhe kompromiset e dhimbshme që duhet bërë Kosova, si parakusht për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por pa specifikuar se cilat janë ato. Thaçi e ka hedhur topin tek të tjerët, duke thënë se temat sikurse ndarja apo shkëmbimi i territoreve po mbahen në agjendë prej atyre që nuk janë duke i përmbushur obligimet kushtetuese.

Njohës të rrethanave kanë thënë se presidenti me paraqitjet e shpeshta po mundohet ta përgatitë terrenin për “kompromiset e dhimbshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme