Thaçi pjesëmarrës në Samitin e SEECP-së dhe në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci

18:41 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, i njohur si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe në Forumin “Dubrovnik 2017”.
Në Samitin e SEECP-së do të diskutohet për situatën aktuale në Evropën Juglindore dhe pas diskutimeve, shtetet anëtare do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë këtij Samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me homologët e tij nga rajoni.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dubrovnikut, ku përveç takimeve me homologë të rajonit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, presidenti Thaçi do të takohet edhe me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, si dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme