Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Uashingtoni arriti atë që të tjerët nuk mundën ta arrinin për disa vite me radhë.
“Aty u arrit diçka që të tjerët me vite të tëra nuk mundën ta arrinin, nuk kishin ide dhe fuqi”, thotë ai.
Ai thotë se Marrëveshja është pothuaj se e njëjta që edhe ai e kishte diskutuar më herët, por thotë se ka disa ndryshime.
“Nuk kam pasur informacion se do të ndodhë. Ka ndodhur një ndryshim. Në mundësitë që kemi realizuar atë kohë kishim futur pikën që të dy palët të punonin drejt njohjes reciproke. Më dhemb që është larguar kjo pikë. Kemi humbur një mundësi të madhe. Pikat tjera janë ato që vijnë nga Procesi i Berlinit sikur Minishengeni. Pika e Ujmanit është e kontestueshme por mirë që dikush ka vendosur ta dërgojë në Kushtetuese pasi kjo do të qartësojë gjërat”, thotë ai në T7.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...