Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë do të flasë sonte në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadës.
Në një postim të tij në Facebook ka thënë se do të shpalosë përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.
“Përvoja e Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s dhe me administratën e UNMIK-ut, si dhe sukseset në rindërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit janë përvojë e vlefshme për tërë botën.
Nga kjo përvojë mund të mësojmë për rastet e tjera, ku duhet të intervenohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndihmohen shoqëritë të ndërtojnë shtet mbi parimet e lirisë e barazisë”, ka shkruar Thaçi.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave