Thaçi përshëndet caktimin e seancës: Kosovës i duhet Qeveri stabile dhe efikase

10:57 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë.

Ai pas homazheve ka komentuar zhvillimet politike në vend, shkruan arbresh.info.

Thaçi ka shtuar se mbajtja e seancës së Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë është hapë i drejtë.

“Unë si president i vendit respektoj kornizat e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektri politik të bëjë hapa te mëtutjeshme, mbajtja e seancës se Kuvendit unë mendoj që është hapë i drejtë prej mandatarit tani  i mbetet spektrit politik që të kemi Qeveri se shpejti”, ka thënë ai.

I pari i vendit ka shtuar se Kosovës i duhet Qeveri stabile dhe efikase.

Ndryshe kujtojmë se kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00./arbresh.info/

 

Konjufca: Nuk është koha e dorëheqjeve

 

Kryesia vendosi datën dhe orën e seancës për votimin e qeverisë Kurti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme