Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas lirimit nga spitali ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai thotë se këtë muaj besimtarët sprovojnë durimin e disiplinën fizike, transmeton portali arbresh.info.
Tutje presidenti uroi agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes agjërimit, si një prej obligimeve themelore të fesë islame, besimtarët e sprovojnë durimin, disiplinën fizike dhe shpirtërore për një muaj, duke forcuar ndjenjat e paqes, solidaritetit dhe mirësisë me njëri-tjetrin. Urime dhe agjërim të lehtë! HTH”, thuhet në shkrimin e Thacit./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...