Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar tubimin gjithëpopullor të pajtimit të gjaqeve në Verrat e Llukës para 30 viteve, ku edhe ishin falur qindra gjaqe e ngatërresa.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky veprim humanitar u përshpejtua si reagim gjithëpopullor kundër vrasjeve sistematike dhe krimeve shtetërore të Serbisë në kohën e heqjes së autonomisë, vrasjes së ushtarëve shqiptarë në kazermat jugosllave dhe vrasjet e demonstruesve në protestat e fuqishme të viteve 1989-1990, transmeton arbresh.info
“Sot, në këtë vit jubilar shpreh respekt për të gjithë ata veprimtarë që kontribuuan në shërimin e një plage anakronike në prag të fillimit të rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi./arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Para 30 viteve u mbajt tubimi gjithëpopullor i pajtimit të gjaqeve në Verrat e Llukës, në përvjetorin e 80-të të Kuvendit historik të mbajtur po në këtë vend më 1910.
Në këtë tubim morën pjesë me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, bashkë me pjesëtarë të këshillave të pajtimit të gjaqeve, si dhe shumë profesorë, klerikë dhe veprimtarë të dalluar.
Atë ditë u shënua numër rekord i pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave nga më të ndryshmet.
Ky veprim humanitar u përshpejtua si reagim gjithëpopullor kundër vrasjeve sistematike dhe krimeve shtetërore të Serbisë në kohën e heqjes së autonomisë, vrasjes së ushtarëve shqiptarë në kazermat jugosllave dhe vrasjet e demonstruesve në protestat e fuqishme të viteve 1989-1990.
Sot, në këtë vit jubilar shpreh respekt për të gjithë ata veprimtarë që kontribuuan në shërimin e një plage anakronike në prag të fillimit të rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?
UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
Operacioni i policisë/ Arrestohen tre të dyshuar për mashtri...
E trazoi shtëpinë me tigan, Xheneta e thotë troç: Do ta bëjë...
Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban