Google ADS

Thaçi përkujton Srbrenicën: Nuk do t’i harrojmë kurrë as viktimat dhe as autorët e gjenocidit

22:50 | 10 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Srbrenicës në Bosnje e Hercegovinë ku 25 vite më parë u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe.

Presidenti Thaçi ka thënë se ata u vranë brutalisht nga dëshira e çnjerëzore e Serbisë për asgjësimin e boshnjakëve dhe Bosnjës.

Më tutje, ai thotë se kurrë nuk do të harrohen as viktimat dhe as autorët e këtij gjenocidi.

“25 vjet më parë, forcat ushtarake serbe kryen gjenocid në Srbrenicë. Tetë mijë civilë të pafajshëm u vranë brutalisht nga forcat serbe, nga dëshira e tyre çnjerëzore për të asgjësuar boshnjakët dhe Bosnjën. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat dhe autorët. #Srbrenica25”, shkruan Thaçi në Twitter.

Të ngjashme