Google ADS

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë, thotë se askush në Serbi nuk është dënuar për krimet ndaj shqiptarëve

15:00 | 26 Shtator 2020
A Z

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.

Ai ka thënë se kjo është një nga 400 masakrat e shtetit të Serbisë për të cilat ende nuk është dënuar askush.

Ky është postimi i plotë:

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme