Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar komandantin e Kumanovës, Ismet Jashari-Kumanova në përvjetorin e 22 të rënies së tij.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe se heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së, transmeton arbresh.info
Postimi i plotë:
Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun.
Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së.
Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës. HTH
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...