Thaçi për veteranët: Atdhedashuria juaj shembull për të gjithë

15:50 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka uruar Ditën e Veteranit, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se atdhedashuria e veteranëve është shembull për të gjithë.

Statusi i plotë:

“Në Ditën e Veteranit shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithë ato vajza e djem, gra e burra, që i dolën zot vendit tonë. Atdhedashuria juaj është shembull për të gjithë. HTH”./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme