Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e komisionerës së OKB-së, Sadako Ogata.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Ogata ka qenë zëri që tregoi se bota nuk fo t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sadako Ogatës. Ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës. Për kontributin e saj të pareshtur, në vitin 2017 e nderova me dekoratën “Nënë Tereza””, ka shkruar Thaçi.