Google ADS

Thaçi për TRT-World: Dy objektivat jetësorë mu plotësuan, ka mbetur edhe një

18:07 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Televizionin TRT World ka theksuat se në jetën e tij kishte tri objektiva jetësore, të cilat u shndërruan më vonë në qëllime politike.

“E para ka qenë liria që e kemi arritur në qershor të vitit 1999, e dyta ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovrane që e kemi arritur në vitin 2008, dhe tash jemi në fazën e tretë atë të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi për televizionin turk, i cili transmetohet në gjuhën angleze, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se nuk ka rrethanë, nuk ka çmim që mund të cenojë raportet e përjetshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme