Thaçi për sulmet në SHBA: Kosova është me viktimat dhe familjarët e tyre

12:05 | 4 Gusht 2019
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për dy sulmet në Teksas dhe Ohio të Shteteve të Bashkuara ku mbetën të vdekur gjithsej 30 persona.

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se është i tronditur nga këto lajme, njofton Klan Kosova.

“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në El Paso të Shteteve të Bashkuara. Kosova është me zëmër dhe mendje me viktimat dhe familjarët e tyre”.

“Më shumë dhimbje për të gjithë pas të shtënave në Ohio. Ne jemi të gjithë me viktimat, familjarët e tyre dhe Shtetet e Bashkuara”.

Për t’u informuar rreth këtyre dy sulmeve, klikoni në linqet e mëposhtme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme