Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot sërish për Gjykatën Speciale duke sqaruar se qëndrimi i tij karshi kësaj gjykate nuk ndryshon, se ai dhe i gjithë lidershipi i Kosovës kanë bërë zgjedhjen më të mirë në këtë drejtim.
I pyetur nga gazetarët gjatë në një konference për media që pati me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta, Thaçi ka thënë se ekzistonin dy zgjidhje të këqija për formimin e Gjykatës Speciale dhe se është bërë zgjedhjen e keqe më të mirë, shkruan arbresh.info.
“Sqaroj pozicionin tim të qartë rreth Gjykatës Speciale: unë kurrë nuk marr një vendim pa e menduar mirë në çdo aspekt. I tillë ka qenë edhe angazhimi im personal si përgjegjës i institucioneve dhe votimi në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Speciales. Pra nuk ka asnjë lëkundje në pozicionin tim. Unë dhe gjithë lidershipi i Kosovës kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Ne kemi pasur dy mundësin, të dyjat kanë qenë të vështira dhe të këqija. Opsioni i parë ka qenë që bashkësia ndërkombëtare ka imponuar dhe ne kemi pranuar themelimin e Gjykatës Speciale që më së paku funksionon me ligjet et Kosovës. Opsioni i dytë ka qenë që në rast të mosvotimit në Kuvendin e Kosovës, kjo çështje do të bartej në OKB kështu që kemi shkuar me opsionin e parë. Vendimi ka qenë i përgjegjshëm me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit por edhe afirmimit të bashkëpunimit Të Kosovës me SHBA, BE dhe NATO. Pra mes dy opsioneve të këqija kemi zgjedhur opsionin që konsiderohet se sjell më pak pasoja për Kosovën në aspektin ndërkombëtar”, ka sqaruar sot Thaçi.
/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...