Themelimi i Gjykatës Speciale është padrejtësi historike, por kjo padrejtësi duhet duruar për shkak të partnerëve ndërkombëtarë, ka thënë në Zona e Debatit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka deklaruar se Kosova kishte dy mundësi për ta formuar këtë gjykatë dhe zgjodhi rrugën më pak të dëmshme.
“Kemi qenë mes dy mundësive; mundësia e parë që kjo çështje të shkojë përmes Këshillit të Sigurimit ku do të ishin Rusia, Kina dhe vende të tjera në OKB që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe mundësia tjetër ishte themelimi i gjykatës me legjislacionin kosovar”.
“Kemi shkuar drejtë një mundësie të tillë me të vetmin qëllim; për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të, Bashkimin Europian dhe NATO-n”.
“Edhe atëherë edhe tani e kam theksuar dhe do ta theksoj se themelimi i kësaj gjykatë është padrejtësi historike, pasi Kosova vetëm është mbrojtur përball ushtrimit të gjenocidit serb në Kosovë”, ka pohuar Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Po ndodh diçka pa dëshirën tonë, e imponueshme, e padrejtësi historike, por nuk mund të lejojmë që gjerët të shkojnë përmes Këshillit të Sigurimit”.
“Duhet të bëjmë të keqën më të lehtë të mundshme, por këtë të keqe duhet ta gëlltisim për hir të partneriteti strategjik me botën perëndimore”.
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jetosh si refugjat në qyt...
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...
Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketa...
Osmani ndan tjera fotografi nga pritja në West Point: Falemi...
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njoh...