Google ADS

Thaçi për shfuqizimin e Speciales: Do ta kryej obligimin tim kushtetues

12:16 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të komentoj raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin u tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuar dhe Zyrën e Porkurorit të Specializuar, shkruan arbresh.info.

Thaçi, pohoi se si president i vendit do ta kryej obligimin kushtetues.

“Iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe proceduralisht e rregullt dhe si president i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues “, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se është president i vendit dhe do të punon në ineteres të qytetarëve dhe të shtetit.

“Nuk jam kryetar i asnjë partie , unë jam president i vendit dhe punoj në ineters të shtetit , në interes të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, ideologjie apo krahinë”, ka pohuar ai.

E për nënshkrimet e deputetëve ka thënë ata janë të zgjehdur e popullit dhe vendosin vet.

“Unë as nuk iu lë diçka në dorë as nuk iu marrë nga dora deputetëve ata janë të zotët e vetvetes , janë të zgjedhurit e popullit”, ka deklaruar Thaçi.

43 deputetë të Kuvendit me 22 dhjetor mblodhën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme