Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për emërimin e Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret që të punoj për të siguruar përfundimin e paqes në Ballkan.
“Mirëpres vendimin e presidentit Donald Trump për emërimin e ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar special. Mezi pres të punoj me të për të siguruar finalizimin e paqes Ballkan dhe për ta sjellë Kosovën brenda familjeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, Richard Grenell është ambasadori i Amerikës në Gjermani, dhe do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...