Presidentit Thaçi nuk i ka pëlqyer raporti i Komisionit Evropian për Kosovën. Ai thotë se gjuha e përdorur nga Bashkimi Evropian për Kosovën është si për një shtet që s’ka kurrfarë arritje. Po ashtu, Presidenti i thotë BE’së që ‘nuk do ta lejojmë trajtimin jo fer deri në pafundësi’.
Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar “Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën” nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova si shtet e ka prioritet shtetëror anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Në funksion të këtij qëllimi janë bërë shumë reforma të suksesshme, por natyrisht ende ka sfida. Prandaj, Kosova mbetet e gatshme të bashkëpunojë dhe e përkushtuar të angazhohet në thellimin e reformave në fushat e identifikuara”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.
Kreu i shtetit ka shprehur zhgënjimin e tij që raporti merret më shumë me taksën dhe fare pak me vlerësimin real të fushave të caktuara.
Gjuha e përdorur në raport, sipas presidentit Thaçi, e cilëson Kosovën si një shtet që pothuajse nuk ka bërë fare progres që nga shpallja e pavarësisë.
Fraza më së shpeshti e përdorur për vlerësimin e fushave të caktuara në këtë raport është: “Kosova është në faza të hershme/fillestare në çdo fushë”.
Ky vlerësim dhe gjuha e përdorur, sipas presidentit Thaçi, nuk reflekton në mënyrë objektive situatën në vendin tonë.
Përderisa ne pranojmë kritikat dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat, presidentit Thaçi ka thënë se nuk mund të lejojmë në pafundësi trajtimin jo fer që BE-ja ka ndaj Kosovës.
Siç njofton zyra e tij, Thaçi vlerëson se ky raport dekurajon vazhdimin e reformave, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Duke folur për marrëdhëniet e BE-së me Kosovën, ai ka theksuar se BE-ja duhet të tregohet parimore dhe të mos e mbaj të izoluar Kosovën.
Liberalizimi i vizave duhet të ndodh menjëherë dhe pa asnjë kushtëzim shtesë. Në të kundërtën, sipas presidentit Thaçi, kredibiliteti i BE-së do të dëmtohet seriozisht.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës