Google ADS

Thaçi për Pagarushën: Tërë jetën e saj kultivoi dhe promovoi këngën e pastër shqipe

13:27 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar këngëtaren e madhe kosovare, Nexhmije Pagarusha me rastin e 85 vjetorit të lindjes.

Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ajo tërë jetën kultivoi dhe promovoi këngë të pastra shqipe, përcjell Arbresh.info.

Statusi i tij i plotë:

Këngëtarja e shekullit, Nexhmije Pagarusha, sot mbushi 85 vjet. Pareshtur, tërë jetën e saj, kultivoi dhe promovoi këngën e pastër shqipe. I dëshiroj edhe shumë vite të tjera, me përplot lumturi.

Kënga “Baresha”, një kryevepër, sikurse çdo këngë tjetër e Nexhmije Pagarushës, vazhdon të dëgjohet ende me shumë emocione. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme