Presidenti Thaçi në një konferencë për media sot ka folur edhe për kundërshtimet që kanë partitë politike që ai të jetë përfaqësues i dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se beteja për dialog nuk bëhet përmes deklaratave por në takim, me argumente, raporton arbresh.info.
“Unë kam përvojë politike edhe më herët por tani si president kam detyrim kushtetues ta bëjë këtë. Kosova ka institucionet e saj dhe përfaqësohet nga përfaqësuesit e tyre. Por në interesa madhore nuk duhet shikuar kush është ne pozite apo larte. Bashkërisht duhet ta bëjmë këtë, duhet të marrim përgjegjësi për vendin bashkërisht. Edhe sot Kosova ka presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe përfaqësuesit e partive politike dhe unë kam diskutuar me të gjithë që të kemi një ekipë sa më gjithëpërfshirëse që të marrim orientimin e përbashkët. Kjo eviton çdo keqkuptim sa i përket transparencës nëpërmjet lajmeve të rrejshme që bëhen çdo ditë. Por e ritheksoj se beteja për dialog nuk bëhet përmes deklaratave por në takim me argumente. Ne besojmë se Kosova në fund të kërkoj procesi do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, do ti hapet rruga që të jetë anëtare e NATO-s, dhe rrugë tjera euroatlantike”, shtoi Thaçi./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...