Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Spanjës “EFE”, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Spanja.
“E ftoj Spanjën që të na njohë, meqë ky do të ishte vendim i drejtë. Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Millosheviqit”, kujton ai.
Sipas tij, Kosova ka luftuar për ekzistencë, derisa ndërhyrja e NATO-s ishte një ndërhyrje humanitare për të mbrojtur civilët.
“Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalunja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në këtë intervistë, e cila është transmetuar në shumë media të Amerikës Latine.
Sipas EFE-s, për vite të tëra, regjimi i Millosheviqit aplikoi politika represive kundër shumicës shqiptare të Kosovës.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, proces, i cili nuk duhet të kushtëzohet nga Serbia.
“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog ka vërtet kuptim kur nuk është i kushtëzuar”, thotë Thaçi.
Thaci, sipas EFE iu referohet tarifave 100% të vendosura disa muaj më parë nga Prishtina për produktet serbe, në përgjigje të veprimeve nga Beogradi për të penguar integrimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është Interpoli.
“Tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”, thotë Thaçi, duke i bërë thirrje BE-së që të “veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me SHBA-në për të përfunduar procesin këtë vit”.
https://www.eldiario.es/internacional/Hashim-Thaci-Cataluna-Kosovo_0_909559927.html
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...