Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me liderët e shtetit ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket kundërshtimeve të opozitës për shkëmbim të territoreve ka thënë se ata po dëshirojnë luftë, gjersa ka thënë se nëse janë të interesuar sikurse Albin Kurti, ashtu edhe Isa Mustafa mund ta fillojnë luftën. Por, thotë se koha e luftës ka përfunduar dhe se Kosova e ka fituar këtë luftë
“Jemi në anë të kundërta por ne duam marrëveshje dhe unë do të punoj. Asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa qenë më koordinim me SHBA dhe BE. Askush mos të mendoj që aktivitetet e qyqarllakut të mi bashkoj. Qyqarllaku nuk ekziston tek unë. Qe 20 vite kam marr vendime të rëndësishme. Vendimin për marrëveshje do ta japin qytetarët. Kush do ti shpall luftë Serbisë le të urdhërojë, edhe Albin Kurti, edhe Isa Mustafa. Ndoshta ata kanë aftësi ushtarake që ne si dimë, por lufta ka përfunduar me Serbinë vite më parë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Thaçi ka thënë se ka udhëhequr dy marrëveshjet për demarkimin me Malin e zi.
“Ato marrëveshje kanë rezultuar si duhet. Unë se kam nënshkruar asociacionin e ka nënshkruar LDK, kështu që unë nuk dua bllokim të vendit”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...