Në konferencën e fundit për këtë vit, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Dialogu tash duhet të hyjë në fazën përfundimtare”, ka thënë presidenti Thaçi duke shtuar se dialogu nuk ka alternative në mes Kosovës dhe Serbisë por duket të ketë kuptim të mirëfilltë dhe substancial.
“Dialogu tash duhet të hyj në fazën përfundimtare ose njohjen e Kosovës nga Serbia ose anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Puna 5 vjeçare e dialogut ka qenë e ndërmjetësuar nga BE po e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij Kosova nuk është Siri dhe edhe ne edhe Serbia jemi shtete sovrane.
“Dua të besoj që pas përmbylljes së këtij procesi as Rusia nuk do të bëjë veto në Këshillin e Sigurimit”, ka shtuar ai./arbresh.info
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç