Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se pas përfundimit të mandatit të tij si president i vendit, do të largohet përfundimisht nga politika.
Ai, në emisionin Pressing, tha se do t’i kthehet vetvetes dhe familjes së tij.
‘Unë mendoj që pas përfundimit të mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do t’i kthehem përkushtimit tim, në kuptimin e asaj që të bëj një punë tjetër nga politika”, u shpreh Thaçi.
Ai, madje me humor u shpreh : “Jeta është më interesante se sa veç një orientim”.
“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim” tha ai.
Ndrsyhe,Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...