Thaçi pas gradimit të eprorëve: FSK ka nevojë për kuadro të reja (VIDEO)

11:17 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Në bazë të kompetencave që i mundësohen nga Kushtetuta e Kosovës, i pari i vendit ka graduar gjashtë eprorë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, raporton arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se këto gradime të reja nuk janë të rastësishme sepse edhe vet FSK-ja është rritur dhe transformuar gjatë kësaj kohë.

“Si Forcë e Sigurisë, e gatshme për të marrë përgjegjësi shtesë, ajo gjithmonë ka nevojë për kuadro të reja por edhe përvojën e të sapo graduarve që me angazhimin e tyre në FSK në prag të transformimit në forca të armatosura të Kosovës, bashkë me pjesëtarët e tjerë të FSK-së jam i bindur se pas transformimit  në FSK do të punojmë që forcën tonë, ushtrinë tonë, të integrojmë edhe në NATO dhe të kontribuojmë në ruajtjen e paqes në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Thaçi.

Ndërkohë të graduarit janë si më poshtë:

Bashkim Jashari gjeneral major

Irfete Spahiu gjeneral brigade

Naim Haziri  gjeneral brigade

Xhevahir Geci  gjeneral  brigade

Fadil Hadërgjonaj  gjeneral brigade

Skënder Zhitia  gjeneral brigade

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1712977235434028/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme