Thaçi “paralajmëron”: Albin Kurti do të ndihet botërisht i turpëruar edhe para fëmijëve të vet

14:38 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeministri Albin Kurti, kanë vazhduar përplasje përmes debateve televizive.

Albin Kurtit një debat kur është pyetur për intervistimin e Thaçit nga Gjykata Speciale, ka thënë se ai në Gjykatën Speciale ka kënduar për katër ditë si bilbil.

Kësaj deklarate të Kurtit, Thaçi i është përgjigjur, ku ka paralajmëruar se ai (Albin Kurti) do të ndihet botërisht i turpëruar edhe para fëmijëve të vet për të kaluarën e tij politike, shkruan Arbresh.info.

“Do të ndihet botërisht i turpëruar para fëmijët e vet. Do të vie koha që do ta shpalosim rolin e tij destruktiv ndaj UCK-së. Ai e di shumë mirë çka kam folur unë kur kam folur unë jam dënuar e kur ai ka marrë pjesë në koncertet e Bjelo Dugmes në Beograd.  Kurti është njeriu më i lumtur për këtë Gjykatë, është i lumtur, sheh mundësinë e arritjes së aspiratës politike për vete. .Unë nuk kam kënduar kurrë te Serbia, si bilbil, këndon edhe sot”, ka thënë ai në rtv Dukagjini mbrëmë.

Tutje Thaçi ka vënë në dyshim të kaluarën e Kurtit që sipas tij gjithmonë ka qenë kundër proceseve që i ka kaluar Kosova.

“Nuk merrem me këto lajthitje të zotit Kurtit, nuk ka as çka me dhënë as çka me marrë, se s’ka qenë kurrë pjesë e ndonjë rezistence as për liri as për pavarësi, në përjashtim që i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe pastaj ka bashkëpunuar me drejtorin e burgut që ai e di që unë e di dhe pastaj organizimi i konferencave për zotin Kurti derisa të tjerët i sakatonin në burg, është i njëjti në shërbim të keqes, nuk kam ndonjë opinion që ia vlen për t’u marrë seriozisht, thash ka qenë gjithmonë kundër historisë, njeri që e ka quajtur NATO-n okupatore, ke tuj e djegë Kosovën për me marrë pushtet”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kjo ishte deklarate e plotë e Albin Kurti në emisionin desku në KTV, trasmeton Arbresh.info:

Presidenti aktual paratë nuk i jep se shokët po. Shokë ka me dhënë, por para jo. Por tash s’ka as shokë, sepse e ka pa edhe ai, kur ai në krye shikon interesin personal, çfarë bëjnë tjerët. A është ai që thoshte në Euronews e jam larg vijave të frontit. Çka i bjen kjo? Merrni ata që janë te vija e frontit se unë jam larg. Merrni shokët e mi se unë kam qenë larg. Kështu i bjen kjo punë. Kur thu se unë jam larg vijave të frontit, atëherë thua merrni pulat që kanë qenë afër vijave të frontit. Por mos me dal nga specia e shpezëve, por në një lloj tjetër.

A shkoi në Gjykatën Speciale. A ka kënduar katër ditë si bilbil. Ka kënduar katër ditë para Prokurorisë. Çka ka kënduar? Po të thoshte ky si president se Gjykat Speciale është e padrejtë, të dashurë deputetë e qytetarë e bashkëluftarë unë jam penduar dhe nuk do të shkojë në Gjykatën Speciale, atëherë me të vërtetë do të kishim për detyrë ta dëgjonim.

Por shkoi këndoi katër ditë si bilbil me dyer të mbyllura, se dimë çka ka knu. E tash kishe po qpurthi, me do dosje, jo njoni me kapuç, jo doli prej lifti, e jo prej shkallëve. Nuk e di a janë inskenime, por filma të lodhtë po, filma të shkurtër të lodhët. Por na shqiptarët se kemi pasur traditë të marrojmë kësi filma. Serbia i marrojke këto, na shqiptarët jo .

Ne kemi ardhur deri këtu për shkak të Rilindasve tonë dhe sinqeritetit. Kësi filma s’kemi ditë me bo. Nuk e di ku i mësum”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme