Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka kujtuar 19 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Ai ka shkruar se para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithëqytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s.
Sipas Thaçit, Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe material.
Postimi i tij i plotë:
“Pas një fushate bombardimesh prej 78 ditësh mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, si dhe me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, forcat e aleancës veriatlantike të NATO-s hynë në Kosovë.
Para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithëqytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s.
Largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vite përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik.
Pas një periudhe tranzicioni Kosova ngriti institucione demokratike dhe më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, duke arritur objektivin e dytë historik pas çlirimit.
Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani.
Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në të gjitha organizatat e OKB-së, si gjitha shtetet dhe kombet e lira”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...