Është mbajtur sot akademia përkujtimore në 20 vjetori e luftimeve në Pashtrik, për nderë të rënëve në operacioni “Shigjeta”, e organizuar nën patronatin e Presidentit Hashim Thaçi
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e vlerësoi lartë luftën në Pashtrik, shkruan arbresh.info
Ai tha se Operacioni “Shigjeta” ishte operacion përfundimtar për përmbysjen e rezistencës së Ushtrisë dhe Policisë serbe.
“Operacioni shigjeta ishte operacioni definitive, përfundimtar, i përmbysjes së rezistencës nga ana e Ushtrisë dhe Policisë serbe. Ky operacion përpos rëndësisë kombëtare, ka edhe rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare sepse e tërë shpresa e bashkësisë ndërkombëtarë, për të nxjerr nga fshehtësia kush ishte i kamufluar. Operacioni “shigjeta” ka një rëndësi shumëdimensionale, që e fiton peshën çdo ditë e më shumë” tha presidenti Thaçi
Për fund Presidenti Thaçi ndau dekorata për familjet e dëshmorëve me urdhërin “Heroi i Kosovës”./Arbresh.info