Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, telefonoi homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq për ta uruar për postin e ri edhe pse ai është zgjedhur president para dy muajsh, shkruan arbresh.info
Thaçi përmes një postimi në rrjeton social Facebook ka treguar se gjatë bisedës me të kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë analisti politik, Krenar Gashi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Thaçi dhe Vuçiqi kanë një histori të dyshimt dhe një ditë ato do të gjykohen politikisht.
“Për shkak të historikut të tyre të dyshimt, këta politikanë mundohen që të paraqiten kinse janë për normalizim të marrëdhënieve mirëpo të gjithë e kemi të qartë qëme këta politikanë nuk pritet të ketë përparim në këtë drejtim. Ata një ditë do të gjykohen politikisht dhe ligjërisht për krimet të cilat i kanë bërë,” ka vlerësuar Gashi.
Ndërsa analisti, Muhamet Kelmendi, tha se është turp se si Hashim Thaçi e telefonoi një kriminel siç është Vuçiqi, i cili asnjëher nuk kërkoi falje për dëmet që i janë bërë Kosovës dhe që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
“Është gjë normale për shtetet që kanë marrëdhënie të mira dhe që janë të njohuramidis tyre.Është jonnormale për Kosovën që të përshëndetet kryerari i Serbisë nga Thaçi, sepse shteti i ynë, Kosova nuk është njohur nga Serbia.”
Sipas Kelmendit, turpi dhe papërgjegjësia e Thaçitështë edhe më e rëndë, duke shtuar se “Vuçië, ishte bashkeveprues me kriminelin Millosheviq në dhunën, në krimin dhe në gjenocidin serb në Kosovë.”
“Kosova duhet të kërkojë llogari nga Thaçi. Me aktin e tillë ai ka fyer rëndë popullin shqiptar, gjakun dhe familjet, që edhe sot vuajnë nga gjenocidi serbomadh. Thaçi ofendoi 20mije nëna, motra shqiptarete që u dhunuan nga kriminrlet e Vuçiqit.Kjo sjellje kalon çdo kufi të njeriut normal” është shprehur Kelmendi.
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq janë dakorduar që bisedimet Kosovë-Sërbi të zhvillohen në nivel presidencial dhe takimet e tyre pritet të fillojnë pasi të formohet Qeveria e Kosovës. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...