Thaçi nuk shkon në ushtrimet e FSK’së

12:36 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Edhe pse e kishte paralajmëruar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk mori pjesë në ushtrimet e FSK-së në fshatin Koliq.

“Presidenca kishte paralajmëruar se ‘në orën 11:00, Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ushtrimet e FSK-së’.

Megjithatë, nuk dihen arsyet se pse i pari i shtetit nuk mori pjesë në këtë ngjarje, ku ishte paralajmëruar edhe prezenca e Thaçit.

Në ndërkohë, në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” të pranishëm ishin Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama dhe zyrtarë të tjerë të Presidencës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme