Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është në interesin e dy shteteve dhe popujve.
“Ka ndikimin e vet pozitiv nëse arrihet marrëveshja edhe në rajon. Por procesi është jashtëzakonisht i ndjeshëm, kompleks dhe i debatueshëm në një rrafsh të gjerë lokal dhe ndërkombëtarë. Kështu që në kuadër të opinioneve të ndryshme politike, analitike, akademike mund të krijohen edhe divergjenca të ndryshme pro marrëveshjes apo kundër saj, gjë të cilën e respektoj si legjitime”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Thaçi ka theksuar se të gjithë janë për dialog.
“Të gjithë do ta mbështesnin një marrëveshje të tillë. Ditëve të fundit kam takuar Presidentin e Shqipërisë, Presidentin e Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë, partitë politike shqiptare, dhe e theksoj se edhe Shqipëria edhe Mali i Zi e Maqedonia mëbshtesin dialogun dhe do ta mirëprisnin një marrëveshje paqësore ems dy vendeve me frymë dhe substancë evropiane që sjellë paqe, stabilitet në rajonin tonë”, ka thënë ai.
Sipas tij nuk është proces i lehtë kjo marrëveshje.
“Nuk është proces i lehtë sepse do të kemi demarkimin apo korrigjimin e kufirit 430 kilometra dhe nuk do të ketë njohje pa shkuar ky proces paralel. Korrigjimi i kufirit nënkupton njohje nga Serbia dhe bashkimin e Luginës me Kosovës, nënkupton njohje nga pesë vendet e BE-së, nënkupton themelimin e Ushtrisë dhe anëtarësimin në NATO. Me këtë Kosovës i themi njohje globale pasi që Kosova anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Respektoj të drejtën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe kërkesa e tyre është e drejt dhe në përputhje me kërkesat legjitime”, ka theksuar Thaçi duke shtuar se ekipi negociator duhet të funksionalizohet dhe të filloj punën.
“Ekipi negociator duhet të krijojë unitet më të gjerë politik të partnerëve të koalicionit, opozitës, mediave, shoqërisë civile në mënyrë që të ecet përpara. Dua të besoj që në të ardhmen të ketë veprime më të shpejta më konkrete dhe më unike. Siguroj edhe njëher se Kosova mund të arrij një marrëveshje të tillë vetëm kur bindet që është në të mirën e shtetit dhe që ka pajtueshmëri të plotë me SHBA dhe BE. Të gjithë fqinjët tanë duhet të ndihen komod dhe pa u frikësuar fare për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1700368453408525/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...