Si Kosova, po ashtu Serbia e kanë për obligim që të jenë pjesë e dialogut të iniciuar nga Bashkimi Evropian.
Pavarësisht së sa kanë simpati ndaj kësaj organizate të dy vendet, me rezolutën e asamblesë së përgjithshme të OKB-së në vitin 2010 e kanë pranuar këtë gjë.
Kështu thotë në një deklarata për arbresh.info, Gazmir Raci, njohës i çështjeve politike në vende.
“ Me rezolutën e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Bashkimi Evropian u autorizua në shtator të 2010 me lehtësu dialogun mes Kosovës e Serbisë, kështu që të dy vendet e kanë obligim të marrin pjesë në këtë proces. Kosova pastaj ka marrëveshje për stabilizim asocim të nënshkruar si marrëveshje ndërkombëtare dhe më këtë marrëveshje Kosova është e obligueshme me u sill si fqinjë i mirë, dhe mi kontribu paqes në rajon”.
Duke komentuar deklaratat e fundit të Presidentit Hashim Thaçi rreth angazhimit të BE-së në dialog me Serbinë, Raci thotë se deklaratat e Presidentit janë më shumë metodë për presion për heqjen e vizave.
“Ato munden më qenë si metoda të presionit drejt BE-së për liberalizim të vizave”.
E për dallim nga Raci, shprehjen e pakënaqësisë ndaj BE-së nga presidenti Thaçi e arsyeton Flurim Arifi.
Sipas tij mos përmbushja e premtimeve të dhëna deri tash nga BE-ja janë fakte që Presidenti të shpreh zhgënjimin ndaj tyre.
Por, ai vlerëson se duhet të kemi kujdes me relacionin dhe gjuhën që e përdorim ndaj tyre.
“Mirëpo pavarësisht pakënaqësive tona eventuale me përfaqësuesit e BE-së, ne si Kosovë duhet të kemi kujdes me relacionet apo gjuhën të cilën e përdorim ndaj tyre. Tek e fundit qëllimi ynë kryesor si shtet është anëtarësimi në BE”.
Presidenti Thaçi ka ashpërsuar gjuhën karshi Bashkimit Evropian si ndërmjetësuese e dialogut me Serbinë.
E fundit dhe më e ashpër ishte deklarimi i tij të martën kur pas një takimi që kishte më emisarët gjermano-francez, Presidenti tha së në raste se s’ka heqje të vizave për qytetaret e Kosovës atëherë ai vetë si President nuk do të ulet në tavolinën e diskutimit në Bruksel./V.selimi/arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...