Bashkimi Evropian do të bënte gabim të madh kur në anëtarësim do të pranonte Serbinë para Kosovës, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.
Ai ka theksuar se shqetësimin më të madh në Evropën Juglindore e shkakton fakti se BE është shumë e ngadalshme në përafrimin e vendeve të rajonit, gjë e cila hap hapësirën për të gjitha llojet e radikalizmit, si dhe forcimin e ndikimit rus, transmeton KosovaPress.
“Për këtë arsye BE duhet të veprojë më shpejt në afrimin e vendeve të Evropës Juglindore”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se do të ishte gabim i madh i BE-së nëse pranon Serbinë para Kosovës, pasi që atëherë Prishtina sigurisht se do të pengohet në rrugën e saj evropiane.
“Nuk mund të paramendoj se një gjë e tillë do të ndodhë. Jam i bindur se ky nuk do të jetë rast, pasi që atëherë Serbia sigurisht do ta bllokojë Kosovën dhe atë për një kohë të pacaktuar. BE e di mirë se cili është qëndrimi dhe sjellja e Serbisë ndaj Kosovës. Por, as Serbia nuk mund të shkojë tutje në rrugën e integrimeve evropiane nëse nuk sillet në mënyrë evropiane ndaj Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova ndodhet në rrugë të sigurt që të bëhet anëtare e NATO-së dhe BE-së, ndërsa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Serbia në fund do ta njohë Kosovën.
“Nuk mund të flasim për muaj apo vite”, shprehet Thaçi
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...