Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, muaj më parë i kishte dërguar një letër Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo.
Në këtë letër në asnjë vend nuk thuhet se Presidenti Thaçi kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Qëllimi kryesor i kësaj letre, sipas burimeve tona në Presidencë ka qenë që Gjykata mos të jetë monoetnike, por t’i gjykojë edhe krimet serbe, rreth 400 masaktra në Kosovë etj.
“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”, ka shkruar Thaçi në letrën dërguar Pompeos. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2567400233531938/