Vetëm 3 ditë para takimit të përcaktuar në Ushaingon midis Kosovë dhe Serbisë për rinisjen e dialogut, prokuroria Speciale publikoi aktakuzat për dy prej liderëve të politikës së Kosovës, Presidentit Hashim Thaci dhe ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, aktualisht deputet dhe drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës.
Referuar kësaj, ekspertë të fushës së drejtësisë dhe politikës në Kosovë ndajnë qëndrime të ndryshme sa i përket dorëheqjes së mundshme të Presidentit Thaçi.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se pavarësisht se Kushtetuta e vendit nuk e detyron për një veprim të tillë, do të ishte e pahijshme për vendin të udhëhiqet nga një lider institucional, për të cilin rëndojnë akuza për krime lufte.
“Konsiderojmë që dorëheqja e presidentit Thaçi është e pashmangshme duke pasur parasysh integritetit e institucioneve dhe vetë Republikës së Kosovës i cili do të dëmtohej nëse presidenti Thaçi në një akuzë ende të pakonfirmuar do të qëndronte në pozitën e presidentit. Thjesht sjellja e presidentit tani duhet të ishte dinjitoze në mënyrë që të jap dorëheqje për të ruajtur dinjitetit e institucionit të presidentit, dhe po ashtu imazhin e Kosovës në faktorin ndërkombëtar. Do të ishte e pahijshme që një shtet si Kosova të udhëhiqej nga një lider institucional cili ka një aktakuzë edhe pse ende të supozuar, të pakonfirmuar. Por mbi të rëndojnë akuza krime lufte,” – shprehet Betim Musliu nga IKD.
Ndryshe mendon analisti politik, Ramush Tahiri, i cili shprehet se dorëheqja nga posti i presidentit duhet të vijë pasi të konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.
“Hashim Thaçi në momentin që ngritët aktakuza tash është propozim aktakuzë, që e pranon gjyqtari, duhet të jap dorëheqje. Disa thonë që është akt-moral, unë them që është akt-ligjor. Në Kushtetutën e Kosovës, në kompetencat e kryeministrit dhe presidentit thuhet se nëse ngritët aktakuza nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës dhe gjykata të këtij rangu, personi që e mban detyrën duhet të jep dorëheqje, të lirojë funksionin në mënyrë që atje të ballafaqohet si person privat,” – shprehet Tahiri.
Pavarësisht kësaj, kreu i shtetit të Kosovës nuk detyrohet të japë dorëheqje në bazën ligjore dhe Kushtetuese.
Nga IKD-ja, Betim Musliu thotë se nuk ekziston asnjë kompetencë në Kushtetutë që e detyron Thaçin të japë dorëheqje.
“Ne vlerësojmë që asnjë kompetencë nuk ekziston në Kushtetutën e Kosovës që e detyron presidentin e Kosovës që në këtë periudhë të japë dorëheqje,” – tregon Musliu./noa/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës