Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 80 dhe nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare, të miratuar më 15 mars 2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Neni 34, nën paragrafët 2.5.1., 2.5.2., 2.5.3. dhe 2.5.4 i Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, nuk është në pajtim me Nenin 7, Nenin 24 dhe Nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, që në pajtim me Nenin 22 të Kushtetutës zbatohet drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe ka prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave të ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike.
Presidenti i Republikës së Kosovës vlerëson se futja e kuotës së ndërlidhur me gjininë vetëm për bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare, siç është bërë në Nenin 34 të Ligjit Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare, duke përjashtuar llojet e tjera të shoqërive tregtare, përmes të cilave mund të zhvillohen veprimtaritë ekonomike në Kosovë, ngushton zbatueshmërinë e garancive kushtetuese dhe ligjore për barazinë gjinore.
Gjithashtu, nuk është praktikë e zakonshme as ekzistimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare nëpërmjet kuotave gjinore.
Shoqëritë Tregtare udhëhiqen nga parimet e besueshmërisë më qëllim të maksimizimit të fitimeve dhe ato duhet të kenë lirinë e zgjedhjes në Borde Menaxhuese.
Si rrjedhojë, dispozitat siç janë përcaktuar në Nenin 34 të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, nuk krijojnë mjedis të favorshëm ligjor në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare (në këtë rast të shoqërive aksionare), si dhe nuk janë në pajtim me nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku përcaktohet se “Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private”.
Për me tepër, dispozita e përcaktuar në Nenin 34, nën paragrafi 2.5.4, ku përcaktohen “sanksionet për mospërfillje të kësaj kuote, do të përcaktohen me akte nënligjore të cilat burojnë nga ky ligj”, krijon pasiguri në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare (shoqërive aksionare), sepse i jep të drejtë Qeverisë që me akt nënligjor të përcaktojë sanksione për shoqëritë tregtare, përkatësisht shoqëritë aksionare.
Republika e Kosovës është e përcaktuar për ekonomi të tregut, ku në nenin 10 të Kushtetutës përcaktohet se “Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.
Ndërhyrja e ekzekutivit me akt nënligjor, përmes caktimit të sanksioneve, në rast të mosrealizimit të kuotave gjinore të anëtarëve të bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare, mund të krijojë pasiguri në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive aksionare.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe Ligjin Nr. 05/ -020 për barazi gjinore, duhet që në Ligjin Nr. 06/L -016 për Shoqëritë Tregtare, të përcaktojë norma që do të sigurojnë barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në të gjitha llojet e shoqërive tregtare dhe jo përmes kuotave të njëanshme.
Për shoqëritë tregtare duhet gjetur forma të arritjes së mundësive të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën ekonomike, duke krijuar lehtësira për arritjen e barazisë gjinore dhe me këtë edhe në raste të caktuara arritjen e kuotës gjinore, por jo duke ndërhyrë në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare, mirëpo duke i stimuluar ato.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...