Google ADS

Thaçi: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë!

10:27 | 30 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Ai ka thënë se zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet në Kosovë, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Përmes një shkrimi në llogarin e tij në Facebook, Thaçi ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, trasnmeton arbresh.info

Tutje ai ka thënë se nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve.

Postimi i tij i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Në këtë ditë ndërkombëtare kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tanë.
Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar. HTH

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme