Thaçi niset në një vizitë të papritur në ShBA

14:58 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, është nisur për në Uashington, mirëpo që nuk dihen arsyet e vizitës së tij.

Presidenti është parë sot në aeroport, konkretisht është parë duke hyrë në aeroplanin që shkon për Uashington.

Ndonëse nuk dihen arsyet e udhëtimit të tij për në kryeqendrën amerikane, zyra e presidentit nuk ka dhënë detaje për këtë vizitë.

Arbresh.info, ka pyetur Zyrën për Media të Presidentit, për këtë vizitë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Arsye e këtij zhvillimi kishte qenë aktakuza e propozuar nga Prokurori i Speciales ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli e cila nuk është konfirmuar ende nga gjykatësi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme