Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës.
Ai përmes një postimi në facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve, shkruan arbresh.info.
“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.
Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe sot dy minatorë kanë mbetur të vdekur dhe nën rrënoja pas shembjes së dheut në Minierën e Artanës.
Nga Sindikata e punëtorëve kanë deklaruar se brenda minierës kanë qenë 21 minatorë.
Ekipi i arbersh.info po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do të u sjell detaje rreth ngjarjes./arbresh.info/
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani