Google ADS

Thaçi: Nga Policia e Kosovës rrjedhin informacionet te kriminelët e veriut

00:10 | 9 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA’së. Jusuf Thaçi në emisionin Pressing në T7 tha se Prokuroria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me këtë çështje.

“Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është se së paku këto struktura të sigurisë që janë aq të mishëruara me grupe të tilla kriminale, Prokuroria e Kosovës ish dasht me u marrë në mënyrë emergjente”, thotw Thaçi.

“Ne e dimë se fatkeqësisht në policinë e Kosovës ka sabotazhë, ka rrjedhje të informacionit, ka bashkëpunim me këto grupe nga ana e komunitetit serb që e mbajnë uniformën e policisë së Kosovës për t’i shërbyer Kosovës por pikërisht për tu shërbyer të tillëve”, shtoi ai.

“Prokuroria duhet me u marrë me këtë çështje’, theksoi Thaçi.

“Nuk po flitet thjesht për organizata kriminale por po flitet edhe për njerëz dhe struktura që i kontribuojnë cenimit të stabilitetit të sigurisë në rajon”, shtoi ai.

Të ngjashme