Drejtori i “Infrakosit”, Agron Thaçi, u shkarkua dje nga Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës – Infrakosi”.
Për shkarkimin e tij është deklaruar mbrëmë, duke thënë se shkarkimet kanë kaluar në rutinë.
“Kjo ka kaluar në rutinë dhe shaka. Çështja është se është një deformim institucional që po ndodh nga institucione të papërgjegjshme me mosnjohje elementare të trajtimit të institucioneve, sepse personat janë ata që i përbëjnë, është kultura, tradita, dija, prandaj duhet të kemi kujdes që t’i trajtojmë njerëzit në mënyrën më të mirë”.
“Unë para disa ditëve jam suspenduar. Ishte një aktakuzë dhe është e njëjta sikur e katër-pesë drejtorëve të drejtorive në Komunën e Prizrenit, të cilën para disa ditësh Konjufca e kualifikoi si aktakuzë politike.
“Edhe e imja është e tillë, sepse edhe unë e mbrojta pronën e në Prizren dhe e fitova rastin”.
“Unë nuk e di arsyen e shkarkimit tim. Është mbajtur takimi i rregullt të bordit. Gjatë ditës jam informuar se diçka po lëviz dhe sapo dëgjova për shkarkimin e kryeshefit të Telekomit, më është krijuar një ndjeshmëri se diçka do të ndodhë edhe me mua”
Kjo është fushatë puro politike. Është e parapërgatitur dhe e zier ne kuzhinat politike”
“Nuk po bëhet analizë e mirëfilltë e ndërmarrjeve. Unë personalisht jam ky me këtë përgatitje shkollore, inxhinier me bazë, kandidat për dektoraturë, me përvojë 24 vjeçare, me përvojë në menaxhim të larte në sektorin hekurudhor”.
“Ne merremi me infrastrukturë dhe si e tillë nuk është në gjendjen më të mirë, por është e gatshme për transport. Kemi funksionuar me humbje në pjesën më të madhe të kohës, por qytetarët dhe mediat nuk e kuptojnë funksionimin”.
“Edhe Albinin dërgojeni në Infrakos, dhe po ju garantoj dhe po ju jap një vit kohë, në qoftë se e vendosë ndërmarrjen me profit në fund të vitit, do t’i përkulem gjatë gjithë kohës”.
“Qëllimi i ndërmarrjeve të shërbimit nuk është profiti. Shteti nuk hap ndërmarrje për ta kthyer fitimin. Është dizajnuar asisoji që ne të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime kualitative”, u shpreh Thaçi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...