Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sikur Kosova t’i kryente punët e saj me kohë, liberalizimi i vizave për qytetarët tanë tashmë do ishte çështje plotësisht e harruar.
“Realisht, ne u vonuam me çështjen e demarkacionit dhe mund të them se kemi pasur një stagnim, në veçanti nga vera e vitit 2014, kur ndodhi ngërçi politik. Gjithmonë kemi pasur traditë, që pas zgjedhjeve të gjejmë formulën dhe të lëvizim përpara dhe jo ta bllokojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi.
“Tash është çështje, mund të them e kryer. Mirëpo është i pajustifikueshëm moskalimi i demarkacionit për tri vite. Edhe sot që s’janë vizat është çështje e moskalimit të demarkacionit. Nuk është çështje e vendimeve menjëherë, do të ndodhë shumë shpejt. Në takimin që e zhvillova me komisionerin Hahn, por edhe me zonjën Mogherini, është konfirmuar se tash do të kemi një prezantim të raportit më 17 prill, dhe pastaj në vjeshtë do të ndodhë liberalizimi i vizave”, ka thënë ai për jeta në Kosovë.
Presidenti ka thënë se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar mbetet luftë e përhershme dhe Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave.
“Krejt bota kur u krye demarkacioni e duartrokiti dhe e theksoi tash rrugët janë të hapura, rrugët janë të sigurta. Çështja ka qenë e demarkacionit që e kemi mbyll vetveten, e kemi izolu vetveten. E kemi kalu demarkacionin, i kemi humbur fatkeqësisht tri vjet pa asnjë arsye, një çështje krejt e rrejshme dhe joekzistente, sepse marrëveshja ka qenë e mirë. Është marrëveshje e njëjtë ajo që ka qenë edhe në 2015, është edhe tash”, ka thënë Thaçi
Lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, sipas Thaçit, është luftë permanente dhe është përmbyllur si kriter.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi