Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për fillimin e fazës përfundimtare ta dialogut Kosovë-Serbi.
Thaçi ka thënë se në këtë fazë finale synojnë arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Për normalizimin e marrëdhënieneve mes dy shteteve, popujve, dhe njohjen e marrëdhënieve tona. Motiv mbetet që qytetarëve tanë tu ndërtojmë paqe të sigurt dhe të ardhme evropiane”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Sipas tij ka më shumë se dy dekada që Kosova ka kërkuar dialog për normalizim të marrëdhënieve.
“Edhe në takimin e fundit kemi qenë bashkëpunues për të parë se çfarë mund të arrihet. Ky ishte vetëm takimi i parë fillestar dhe në muajt e ardhshëm do të diskutohet substanca r marrëveshjes përfundimtare. Tani për tani është diskutuar vetëm korniza e marrëveshjes asgjë më shumë”, tha ai duke shtuar se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obliguese për dy palët.
“E mbështes fakti që të gjithë e duan këtë dialog. Partitë pozitë dhe opozitare janë duke mbajtur takime për të dalë me një përfundim se si do të përfshihen në këtë dialog. Është qenësore që sa më shpejt të përfundoj kjo sepse koha po ecën. Ftoj të gjithë të bëhen pjesë e këtij diskutimi, partitë politike, shoqërinë civile, ekspertë, media”, ka thënë ai.
Thaçi ka theksuar se është i gatshëm t’i adresohet Kuvendit në raportim.
“Edhe Kuvendit apo edhe Qeverisë jam i gatshëm ti drejtohem për të informuar qytetarët për këtë proces. Marrëveshja në fund të fundit do t’i adresohet kuvendit për miratim. Bisedimet janë të rënda dhe të vështira. Është një konflikt që pritet të përfundoj me marrëveshje paqësore”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera Thaçi ka thënë se marrëveshja hap rrugë anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
“Në fund të dialogut pritet njohja reciproke në të kundërtën këto bisedime janë të kota. Kosova ka mbështetjen e miqve të saj dhe BE është e interesuar që të arrihet marrëveshja që tu hapet rrugë vendeve për anëtarësim në BE”, ka thënë ai./Arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend