Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të këtij samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.
Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e BE-së në Sofje.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan