Google ADS

Thaçi në Oxford: Është koha që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike

18:54 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Britani të Madhe, ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Oxfordit, për rrugëtimin drejt pavarësisë.

Ai ka bërë të ditur se para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit, ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit si dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Presidenti Thaçi ka thënë se “Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike”.

Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:

Në Universitetin e Oxfordit bashkëbisedova me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë.

Para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit fola për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike. Studentët ishin të interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjve dhe pozitën komuniteteve jo shumicës në Kosovë. Kosova, me kushtetutë dhe ligje prinë për të drejtat afirmative të komuniteteve.

Kosova është vend i mundësive për investime dhe për kthimin e ekspertëve, që po shkollohen në Britani të Madhe dhe universitete tjera të botës. Britania e Madhe, si fuqi globale ka qenë dhe do të mbetet partner strategjik i Kosovës. HTH

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1966427283427621

hash

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme