Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Forumin Botëror Strategjik që po mbahet në Majami, ka folur për përvojën e shtetndërtimit të Kosovës.
Në një shkrim të postuar në Facebook, Presidenti Thaçi ka vlerësuar se pa marrë asnjë cent borxh, në kohë rekorde “ndërtuam mbi 800 kilometra rrugë e autostrada dhe sot kemi borxhin me të ultë publik në Evropën Lindore”.
Shkrimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Në Forumin Botëror Strategjik në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot shpalosa përvojën e shtetndërtimit të Kosovës dhe fola për energjinë, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.
Kosova është bërë shtet në kohën e krizës ekonomike që kishte kapluar shtetet e botës dhe rajonit tonë, por sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, asokohe ne shënuam rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.
Pa marrë asnjë cent borxh, në kohë rekorde ndërtuam mbi 800 kilometra rrugë e autostrada dhe sot kemi borxhin me të ultë publik në Evropën Lindore.
Në Forumin Botëror Strategjik theksova se pa siguri nuk mund të ketë as ekonomi të fuqishme dhe ky leksion vlen si për superfuqi, siç është Amerika, ashtu edhe për shtete të vogla si Kosova. HTH
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë