Google ADS

Thaçi: Në korrikun e vitit 2011 i është dhënë fund idesë për ndarjen e Kosovës

09:53 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në shtatë vjetorin e rënies, heroin Enver Zymberi.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Enver Zymberi ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë.

“Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme