Thaçi në konferencë për deportimin e gylenistëve, mohon të ketë pasur njohuri (LIVE)

12:52 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaci në një konferencë për medie ka thënë se situata e sigurisë është e qetë, është stabile edhe pse jemi në prag të festës së Pashkëve.

“Kemi marrë masa që kjo festë të kaloj pa asnjë incident. Kosova është shtet demokratik i ndërtuar me standardet më të larta demokratike që respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu pavarësisht bindjeve. Ky parim i mëshiruar mbetet i pa tjetërsuar. Si president jam i zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante për arsye që mbesin të sqarohen deri në fund duket se kanë dështuar për t’i mbrojtur këto parime”, ka thënë ai.

Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm që është dëgjuar edhe prej krerëve të tjerë, raporton Arbresh.info.

“Pra kemi pranuar një raport të hollësishëm nga AKI e cila sqaron arsyet dhe procedurat që kanë dërguar deri në marrjen e këtij vendimi. Sipas këtij raporti arsyeja e vetme pse janë deportuar ka të bëjë me veprime të paligjshme të tyre që kanë rrezikuar sigurinë e vendit” ka deklaruar presidenti.

Thaçi ka thënë se detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB deri në fund dhe përgjegjësi duhet të jepet.

“Organet shtetërore janë duke e trajtuar këtë rast. Edhe Avokati i popullit ka filluar hetimet. Deri sa këto hetime të përfundojnë ne duhet të kemi kujdes”.

Presidenti ka pohuar se kjo që ka ndodhë është rast i izoluar dhe nuk mundet askush ta akuzojë Kosovën, por një gjë të tillë nuk do ta lejojnë të ndodhë kurrë.

“Llogaridhënie duhet të ketë. Mirëpo ne duhet të kujdesimi që siguria jonë të jetë prioritet mbi prioritete. Dua të siguroj qytetarët dhe shtetasit e huaj që jetojnë këtu se Kosova mbron të drejtat kushtetuese. Askush nuk guxon që të censurohet apo të persekutohen vetëm pse ka një ideologji tjetër”, ka thënë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1741854769212941/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme